Telegrafi

Prokuroria Themelore në Ferizaj për një muaj ka ngritur 199 aktakuza

Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë muajit shkurt 2019 , ka ngritur gjithsejtë 199 aktakuza për raste të ndryshme penale .

“Në Departamentin e Krimeve të Rënda, janë ngritur gjithsejtë 14 (katërmbëdhjetë) aktakuza ndaj njëzetë e një personave.

Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie gjatë muajit shkurt ka ngritur gjithsejtë 176 aktakuza, ndërsa Departamenti për të Mitur ka ngritur nëntë aktakuza”, thuhet në njoftimin për media.

Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies. /Telegrafi/