Prokuroria Themelore në Ferizaj gjatë javës së kaluar ka ngritur gjithsej 72 aktakuza dhe ka paraqitur gjashtë kërkesa për caktim të masës së paraburgimit.
Në Departamentin e Krimeve të Rënda gjatë javës së kaluar janë ngritur pesë aktakuza dhe janë bërë dy kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.
Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ngritur gjithsej 61 aktakuza,ka bërë katër kërkesa përcaktim të paraburgimit dhe gjithashtu ka marrë tetë aktvendime për fillim të hetimeve.
Ndërsa, Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore në Ferizaj gjatë javës së kaluar ka ngritur gjashtë aktakuza.