Site icon Telegrafi

Prokuroria Themelore në Ferizaj për dy javë ka ngritur 101 aktakuza

Prokuroria Themelore në Ferizaj për dy javë ka ngritur gjithsejtë 101 aktakuza për raste të ndryshme penale.

Në Departamentin për Krime të Rënda janë ngritur tetë aktakuza, në Departamentin e Përgjithshëm për dy javë janë ngritur 84 ,ndërsa, Departamenti për të Mitur i kësaj prokurorie ka ngritur 9 aktakuza.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

 

 

 

Exit mobile version