Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë muajit janar 2019, ka pranuar 14 lëndë të cilësuara si dhunë në familje me gjithsejtë 14 persona ku dhjetë nga to janë viktima femra kurse katër meshkuj.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë muajit janar 2019 ka ngritur gjashtë aktakuza për rastet e dhunës në familje gjegjësisht për veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 188, “Kanosja” nga neni 185 dhe “Sulmi” nga neni 187 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Ferizaj, është e angazhuar që të i trajtoj me seriozitet të lartë të gjitha rastet, duke iu kushtuar vëmendje të veçantë rasteve të dhunës në familje. /Telegrafi/