Telegrafi

Prokuroria themelore e Shkupit urdhëron kontrollimin teknik të automjeteve të URM-së të përfshira në aksidentin e djeshëm

Një prokurorë publik nga Prokuroria themelore e Shkupit, së bashku me ekipe të MPB-së dhe Policisë Ushtarake, kanë kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes ku ndodhi aksidenti i komunikacionit, me ç’rast u lënduan pesë pjesëtarë të URM-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë aksident të ndodhur në autostradën Shkup-Veles, u përplasën tre automjete të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë. Sipas njoftimit zyrtar, njëri nga automjetet e blinduara ka patur probleme me frenimin.

Prokurori ka dhënë Urdhër për kontroll të jashtëzakonshëm të veturave që u përfshinë në aksident, me theks të veçant, kontrollimi i pajisjeve për drejtimin dhe frenimin me automjetet./Telegrafi/