Prokuroria Themelore në Pejë njofton se në periudhën kohore janar- mars të këtij viti ka ngritur gjithsej 15 aktakuza, kundër 15 personave për veprën penale “Ndërtimi pa leje”.
Ndërkaq, gjatë vitit 2021, për veprën penale “Ndërtimi pa leje” ka ngritur gjithsej 91 aktakuza, kundër 96 personave për kryerjen e kësaj vepre penale në kompetencën territoriale të Prokurorisë Themelore të Pejës.
Kurse tri aktakuza janë ngritur ndaj tre personave gjatë vitit 2021, për veprën penale “Punimet e kundërligjshme ndërtimore”.
Në njoftim thuhet se shumica e këtyre rasteve gjatë vitit 2021 dhe vitit 2022 janë si rezultat i hetimeve të iniciuara me vetiniciativë të Prokurorit të Shtetit, raste të cilat ndërlidhen edhe me keqpërdorim të detyrës zyrtare, të cilat janë edhe objekt i hetimeve të këtij institucionit. /Telegrafi/