Site icon Telegrafi

Grabitën mbi 8 mijë euro në Deçan, kërkohet paraburgim kundër tre personave

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, caktimin e paraburgimit të pandehurve, L.N., N.H., dhe A.G, me dyshimin se të njëjtit duke vepruar si bashkëkryerës kishin për të kryer vepër penale “Grabitje”.

Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për zgjerimin e hetimeve, ndaj pesë të pandehurve, F.B., B.K., N.H., L.B., dhe A.G., drejtim të veprës penale të lartcekur, për shkak se me datën 22.01.2019,  në qytetin e Deçanit,  përkatësisht në parkingun e qendrës tregtare “Viva Fresh”, në bashkëkryerje kishin grabitur shumën prej 8,543 euro.

Paraprakisht, më 25 janar të këtij vitit, me kërkesë të Prokurorisë Themelore të Pejës, është caktuar masa e paraburgimit ndaj të pandehurve, B.K. dhe F.B., ndërsa tre të pandehurit tjerë, N.H., L.B., dhe A.G., janë arrestuar mbrëmjen e 5shkurtit nga Policia e Kosovës në Fushë Kosovë, pas një pune operative hetimore në koordinim me Prokurorinë e Pejës.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake. ​ /Telegrafi/

Exit mobile version