Site icon Telegrafi

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur 9 aktakuza për rastet e dhunës në familje

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë muajit nëntor ka pranuar trembëdhjetë raste të cilësuara si dhunë në familje, me ç’rast si rezultat i trajtimit me prioritet të këtyre rasteve, gjatë muajit nëntor 2018, kjo prokurori i ka ngritur nëntë aktakuza për rastet e dhunës në familje.

Prokuroria me rastin e ngritjes se këtyre aktakuzave, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, që të pandehurit të shpallen fajtor për veprat penale, të cilat u vihen në barrë dhe të njëjtit të dënohen sipas ligjit.

Në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës është i angazhuar një prokuror i cili merret ekskluzivisht me rastet e dhunës në familje dhe këto raste në këtë prokurori trajtohen me prioritet.

Exit mobile version