Site icon Telegrafi

Prokuroria Themelore me adresë elektronike për paraqitjen e parregullsive zgjedhore në Maqedoni

Prokuroria Publike Themelore ka hapur adresë elektronike për paraqitjen e parregullsive zgjedhore.

Ndërsa Komisioni për ndjekjen parregullsive zgjedhore, që u formua në kuadër të Prokurorisë Themelore, sot ka mbajtur takim konsultues me organizatat qytetare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryetari i Komisionit, Xhelal Bajrami, edhe një herë bëri apel tek organizatat qytetare të cilat mendojnë se në ndonjë procedurë ka dyshime për vepër penale lidhur me procesin zgjedhor, ta paraqesin në Komisionin për ndjekje të parregullsive zgjedhore, edhe atë në adresën: izbori@jorm.gov.mk./Telegrafi/

Exit mobile version