Telegrafi

Prokuroria të mos ndikohet nga politika

“Jemi një vend me korrupsion galopant. Kështu është cilësuar, nuk po e them unë, dhe ende nuk kemi patur ndëshkime. Një ministër apo kryeministër, që të dalë para drejtësisë për këto raste. Përgjegjësi ka pasur edhe prokuroria, e cila duhet të ishte më kërkuese”, deklaroi Moisiu.

“Në disa procese të rënda, siç është Gërdec, por edhe të tjera, nuk janë çuar deri në fund hetimet ose janë mënjanuar për arsye të kota. Në vendet demokratike, kur ngrihet një problem, personi jep dorëheqjen dhe i hap rrugë prokurorisë”, theksoi Moisiu, njofton TCH.

Prokuroria është një ndër hallkat më të rëndësishme të një shteti demokratik, një hallkë e cila nëse nuk funksionon si duhet, mund të kthehet në një pengesë serioze që Shqipëria të marrë edhe statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/