Prokuroria Themelore Publike e Ohrit pas informacioneve në opinion, hapën lëndë për vdekjen e gruas nga Struga, 66 vjeçarja e cila ka qenë e infektuar me virusin Covid-19.
Sipas të dhënave të para, për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore te tani më pacientes së ndjerë, mjeku amë i ka rekomanduar hospitalizim në Repartin Infektiv në spitalin e Ohrit. Por pacientja edhe krahas udhëzimit, nuk është pranuar në spital, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga Prokuroria thonë se po ndërmerren masa në drejtim të vërtetimit të fakteve për ekzistim eventual të përgjegjësisë penale.
Edhe Ministria e Shëndetësisë shprehet se do të bëjë revizion të plotë të rastit./Telegrafi/