Site icon Telegrafi

Prokuroria do të hetojë përgjegjësinë e policit që vrau një emigrante

Prokuroria Publike propozoi paraburgim për dy persona që dyshohen se gjatë ditës së djeshme kanë kryer veprën penale trafikim me emigrantë.

“Zyrtarët policorë dje në orët e hershme të mëngjesit, gjatë kryerjes së detyrave, në parking hapësirën te “Kazerma e vjetër” në Gjevgjeli” kanë zbuluar të dyshuarit duke kryer veprën penale”, thonë nga Prokuroria.

Nga Prokuroria thuhet se gjatë arrestimit, njëri nga të dyshuarit ka tentuar ta sulmojë fizikisht policin dhe është shkrepur një plumb nga pistoleta zyrtare nga ku edhe ka mbetur e vdekur emigrantja e cila ka qenë në pjesën e pasme të automjetit.

Gjykatësi në procedurë paraprake e pranoi propozimin e Prokurorisë dhe dy të dyshuarve u caktoi masën e paraburgimit.

“Njëkohësisht me qëllim që të hetohet përgjegjësia e policit zyrtar, Prokuroria formoi lëndë dhe dha urdhër për ekpsertizën e linjave papilare të armës për”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./Telegrafi/

Exit mobile version