Site icon Telegrafi

Prokuroria Speciale do të ankohet në Gjykatën e Apelit për rastin e Goran Grujoskit

Pas vendimit të Këshillit gjyqësor të gjykatës themelore Shkupi 1, për ndryshimin e paraburgimit të të dyshuarit kryesor në lëndën ”Fortesa”, Goran Grujoski, në burg shtëpiak, ka reaguar Prokuroria Speciale Publike (PSP), duke paralajmëruar ankesë ndaj këtij vendimi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

PSP-ja do t’i drejtohet Gjykatës së Apelit për të kërkuar rikthimin e Goran Grujoskit në paraburgim në njësinë e paraburgimit në Shutkë.

Ndryshe, Këshilli gjyqësor, i përbërë nga tre anëtarë, pranoi ankesën e avokatëve mbrojtës të Goran Grujoskit, duke ndryshuar vendimin paraprak të prokurorit, me të cilin, Grujoskit iu shqiptua paraburgimi 30 ditorë./Telegrafi/

Exit mobile version