Prokuroria Speciale Publike (PSP) njofton mediumet se i ka pranuar vendimet e kryetarit Ivanov për shfuqizimin e vendimeve të mëhershme për falje, transmeton Telegrafi Maqedoni.
PSP-ja bën të ditur se ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që të shfuqizohet vendimi i Gjykatës Themelore Shkupi 1, që lidhet me lëndën ”Puç”. Gjithashtu, PSP-ja njofton se procedurat hetimore për lëndën ”Titanik” do të vazhdojë për të gjithë të dyshuarit.
Në lidhje më lëndën ”Tortura”, PSP-ja njofton se ka kërkuar masën e kujdesit për gjashtë persona, ndërkaq për lëndën ”Fortesa”, PSP-ja njofton se ka kërkuar masën e paraburgimit për një person, dhe atë të kujdesit për katër të tjerë.
PSP-ja njofton se procedurat hetimore vazhdojnë edhe për lëndën ”Transportuesi”, kundër një personi, por është në pritje të përgjigjeve nga Mbrojtja juridike e shtetit dhe nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Edhe për lëndën ”TNT”, PSP-ja vazhdon hetimet për tre persona të dyshuar./Telegrafi/