Telegrafi

“Prokuroria Speciale Publike në Maqedoni mund të bëhet e përhershme”

Zv. ministri i Drejtësisë, Oliver Ristovski thotë se në propozim-ligje janë përfshirë ndryshime që parashohim përfshirjen e Prokurorisë Speciale Publike (PSP) në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP).

Me këtë rast, PSP-ja që tani udhëhiqet nga prokurorja Katica Janeva, do të kishte mandat të përhershëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në deklaratën e tij për “Nezavisen”, Ristovski thotë se PSP-ja do të merr edhe përgjegjësi tjera për hetime të veprave penale të korrupsionit të lart dhe nuk do të kufizohet në raste që dalin vetëm nga përgjimet.

Sipas tij, ndryshimet ligjore duhet të bëhet deri në fund të vitit 2018, duke shtuar se afati i PSP-sënuk do të vazhdohet./Telegrafi/