Site icon Telegrafi

Prokuroria Speciale Publike kërkon shqyrtimin e lëndës për Sopotin

Prokuroria Speciale Publike (PSP) përmes një njoftimi të shpejtë ka bërë të ditur se më 4 nëntor ka dorëzuar kërkesën për marrjen nën kompetencë të lëndës ”Sopoti”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas PSP-së, lënda është kërkuar për vërtetuar nëse lënda përfshihet nën kompetencën e PSP-së, duke marrë parasysh një bisedë të përgjuar, ku përmendet ky rast.

Përndryshe, ”Sopoti” ka të bëjë me vendosjen e një mine tokësore në rrugën Sushevë – Sopot, ku më 4 mars, 2003, u mbytën dy ushtarë të NATO-s./Telegrafi/

Exit mobile version