Site icon Telegrafi

Prokuroria Speciale nesër do të dorëzojë raportin për punën gjashtë mujore (Video)

Prokuroria Speciale është në momentet finale të përmbylljes së raportit të dytë gjashtë mujor të veprimtarisë së saj. Raporti pritet të shpalosë aktivitetin e këtij institucioni në 6 muajt e fundit, procedurat hetimore e para-hetimore të ngritura ndaj personave fizikë e juridikë, për shpërdorime të ndryshme.

Një pikë e rëndësishme, siç mëson Alsat është edhe sqarimi zyrtar i PSP-së se deri ku ka mbërritur me përpunimin dhe analizimin e materialeve të përgjuara, ndërkohë që sikurse dihet, afati për ngritjen e akuzave deri në fund të qershorit, pavarësisht se aktiviteti ligjor i këtij institucioni për ndjekjen e proceseve është 5 vjet.

Një pjesë e rëndësishme e raportit do të jetë edhe justifikimi i zërave financiarë që rrjedhin nga buxheti i ndarë këtij institucioni, e ku përfshihen materialet punuese, kuadrovike e logjistike. Siç mëson Alsat, raporti duhet të dorëzohet nesër më 15 mars, sipas afatit të caktuar me ligj, ndërkohë që ai do të prezantohet së pari në Këshillin e Prokurorëve, e pastaj do të shqyrtohet edhe në Kuvend.

Por, për mbrojtjen e raportit në Kuvend duket se nuk do të jetë e mundur, për shkak se Kuvendi është jofunksional, madje as trupat kuvendor nuk janë të themeluar./Telegrafi/

Exit mobile version