Site icon Telegrafi

Prokuroria Speciale në Maqedoni punon në 182 lëndë të ndryshme

Nga 15 shtatori i vitit të kaluar, e deri më 15 mars të këtij viti, Prokuroria Speciale Publike (PSP) ka nisur 136 lëndë të reja para hetimore.

Kështu thuhet në raportin më të ri gjashtëmujorë të punës së PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga ky numër, 23 lëndë janë formuar me vetiniciativë, kurse 113 janë formuar në bazë të padive nga palë tjera.

Duke përfshirë edhe 99 lëndët e mëhershme para hetimore, gjithsej 235 lëndë janë aktive.

Tani për tani, 182 lëndë janë të hapura, nga të cilat 128 lëndë para hetimore janë me vetiniciativë të PSP-së. Raporti thotë se një pjesë e këtyre lëndëve tashmë kanë kaluar në fazën e hetimeve./Telegrafi/

Exit mobile version