Prokuroria Speciale Publike (PSP) e ka konfirmuar informacionin se në dhjetor të vitit të kaluar është hackuar posta e tyre elektronike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, mbrëmë në Youtube u publikua një video, ku tregohet një pjesë e e-mail-it, ku shihen kërkesa të gazetarëve që kërkojnë akrditim në PSP, por edhe e-mail-e tjera zyrtare në mes të prokuroes Katica Janeva dhe ekipit të saj./Telegrafi/