Site icon Telegrafi

Prokuroria spanjolle me aktakuzë ndaj Mourinhos për shmangie nga tatimi

Menaxheri i Manchester United, Jose Mourinho, është akuzuar për shmangie nga tatimi gjatë kohës sa ka qenë te Real madridi.

Akuza e ngritur ndaj Mourinhos sipas El Pais e përfshinë një shumë prej 3.3 milionë eurosh të cilën portugezi besohet se nuk ua ka paguar autoriteteve spanjolle.

Një numër i madh i yjeve të futbollit janë akuzuar për shmangie nga tatimi, me Cristiano Ronaldon që po ashtu është akuzuar për të njëjtën gjë së fundmi.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet

32 vjeçari ka mohuar faktin se i është shmangur tatimit prej 13 milionë funteshj nga viti 2011 deri në vitin 2014 dhe se klubi ka lëshuar një komunikatë ku thuhet se ka besim të plotë në Ronaldon.

Mourinho kaloi tri sezone në krye të Realit para rikthimit në Angli te Chelsea. /Telegrafi/

Exit mobile version