Site icon Telegrafi

Prokuroria sekuestron armët e gardianëve

Sasia e armëve është marrë për ekspertizë nga grupi hetimor, njofton Star.

Sipas njoftimeve nga Prokuroria, armët i përkasin 140 efektivave të Gardës së Republikës, që u angazhuan me ruajtjen e institucioneve gjatë zhvillimit të demonstratës.

Prokuroria bën të ditur se armët do të ekzaminohen së bashku me provat e gjetura në vendin e ngjarjes, për të parë nëse ka përputhshmëri midis gëzhojave dhe mjeteve të tjera me armët e shkrepura nga gardianët.

Gjatë demonstratës në Tiranë tre persona mbetën të vrarë dhe shumë të tjerë u plagosën. Viktimat ishin Ziver Veizi (48) nga Gjirokastra, Faik Myrto (50) nga qyteti i Fierit dhe Hekuran Deda nga Dibra. /Telegrafi/
 

Exit mobile version