Telegrafi

Prokuroria ruse: Nuk ka prova se është kryer ndonjë krim kundër Navalnyt

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm rus njoftoi se nuk kishte asnjë indikacion që ishte kryer ndonjë krim kundër kritikut të Kremlinit, Alekseksi Navalny, i cili është në gjendje kome në një spital të Berlinit, pasi që ishte helmuar paraprakisht në Siberi.

Zyra shtoi se nuk ka bazë për të hapur një hetim penal pas shtrimit në një spital rus të Navalnyt, raporton reuters, transmeton Telegrafi.

Lideri opozitar 44-vjeçar rus u dërgua në shtetin gjerman pasi që ishte helmuar gjatë pritjes në një raport, kur para se të udhëtonte nga qyteti siberian i Tomskit për në Moskë, kishte pirë një çaj që thuhet se përmbante edhe helm.

Spitali gjerman që po e trajton politikanin tha se ekzaminimet fillestare mjekësor tregojnë për një helmim gjersa mjekët rusë kanë kundërshtuar diagnozën.

Autoritetet gjermane kanë rënë dakord të bashkëpunojnë me Rusinë për rastin, njoftoi zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë. /Telegrafi/