Sot në mëngjes është gjetur trupi i pajetë i një 16-vjeçari në lumin Shkumbin në vendin e quajtur Banjë.
Pas paraqitjes së rastit në polici kanë filluar hetimet nga SPB-Tetovë dhe Prokuroria.
“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka bërë ekspertizë në vendin e quajtur Banjë, ku në lum ishte gjetur trupi i pajetë i 16-vjeçarit. Bëhet fjalë për personin i cili disa ditë më parë ishte paraqitur si i humbur.
Prokurori Publik ka dhënë urdhër për mbledhjen e të gjitha provave me qëllim të gjetjes së shkaqeve të vdekjes”, thonë nga shtypi i Prokurorisë Publike.
Prokurori ka dhënë urdhër që trupi i të ndjerit të dërgohet për autopsi./Telegrafi/