Prokuroria Themelore Publike përmes një komunikate informon se i ndjek reagimet pas vendimit të Gjykatës së Apelit, që Katica Janevës masa e paraburgimit t’i zëvendësohet me atë të arrestit shtëpiak, në lidhje me rastin “Haraçi”.
Nga Prokuroria thonë se si organ i vetëm shtetëror që është kompetent për ndjekje penale kujdeset për ligjshmërinë e përndjekjes penale dhe i respekton vendimet gjyqësore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Reagimi i prokurores publike kompetente në këtë rast duhet të kuptohet si shprehje e zhgënjimit momental, pas marrjes së vendimit në rastin për të cilin ka pasur procedurë parahetimore dhe hetimore, si dhe për të cilin është ngritur aktakuzë”.
“Prokuroria Publike në kryerjen e funksionit e mbron ligjshmërinë dhe angazhohet për respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, parim i sundimit të së drejtës dhe në këtë drejtim Prokuroria do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet tjera kompetente dhe organet gjyqësore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Ndryshe, dje pas vendimit të Gjykatës së Apelit që Katica Janeva të dërgohet në arrest shtëpiak, prokuroria Vilma Ruskovska njërit prej gjykatësve të Apelit i ka dërguar mesazh me përmbajtjen: “nëse ti me këshillin e lëshoni Katicën, ta dini se do t’ua dridh të brendshmet gjithë këshillit me hetim financiar. Për shkak të gjykatësve si ju, asnjëherë nuk do të anëtarësohemi në BE. Nëse nuk është këshilli i yt kërkoj falje, nëse është, do ta shihni”./Telegrafi/