Prokuroria Publike në Kumanovë po e heton djegien e veturës e cila ndodhi mbrëmë, kur një i dyshuar me qëllim ka djegur veturën “Golf 6” në pronësi të një qytetari të Kumanovës ish deputet në Parlamentin e Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sipas informacioneve të para arsyet e këtij incidenti janë marrëdhëniet ndërnjerëzore të cilat kanë zgjatur tashmë disa vite, ndërsa kanë filluar kur i dyshuari ka qenë student ndërsa i dëmtuari profesor. Nga zjarri i shkaktuar është djegur edhe një veturë tjetër e tipit “Peugeot 206″”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokurori kompetent për rastin po kryen hetim në vendin e ngjarjes dhe ka dhënë urdhëra të nevojshme për zbardhje të rastit./Telegrafi/