Site icon Telegrafi

Prokuroria Publike: Nga Hajrullahi deri më sot nuk është pranuar asnjë padi

Prokuroria Publike (PTHP) njoftoi se ende nuk ka pranuar padi nga Mustafa Hajrullahu kundër Ljupço Kocevski – prokuror publik i Maqedonisë, Tatjana Kacarova – prokurore publike në Prokurorinë publike Shtip, Risto Bojadzhiski – anëtar i Prokurorisë Publike të Shitpit dhe Ermon Neziri anëtarë i Këshillit të Prokurorëve Publikë për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”.

Lexo po ashtu Hajrullahi me padi penale kundër kryeprokurorit Kocevski dhe disa prokurorëve të tjerë

“Nëse pranohet, do t’i caktohet prokurorit publik kompetent. Prokuroria Themelore Publike Shtip njofton opinionin se ndaj të dyshuarit procedura është duke u zhvilluar plotësisht konform ligjit dhe hetimi është në fazën përfundimtare.

Prokurori publik kompetent nuk i nënshtrohet presionit dhe i ka dërguar thirrje të dyshuarit që të deklarohet në mbrojtje të tij, por fletëthirrja është kthyer me shënim se është larguar nga adresa e shënuar për personin në prokurë dhe në sistemin e MPB-së”, thuhet në njoftim./Telegrafi/

Exit mobile version