Prokuroria Publike e Shkupit prej nesër do të vazhdojë t’i dëgjojë edhe disa deputetë të tjerë për ngjarjet që ndodhën në Kuvend më 27 prill, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për shkak të sjelljes së prokurorëve ndaj pjesëmarrësve në ngjarjet e dhunshme reagoi edhe sektori civil me qëllim që të përfshihet në anën e atyre të cilët kërkojnë që organizatorët e protestave të japin përgjegjësi dhe të hetohen të gjitha veprat penale që u atë natë në Kuvend.
Një pjesë e ekspertëve e kritikojnë prokurorinë e udhëhequr nga Zvrlevski. Ish gjykatësja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazburg, Margarita Caca Nikollovska, në intervistën e dhënë për Radio Evropën e Lirë u shpreh se dhuna në Kuvend sigurisht nuk është ngjarje spontane.
Nga hetimi i deritanishëm, prokuroria ngriti edhe një akuzë tjetër për nëntë persona të cilët i akuzon për pjesëmarrje në turmë, ndërsa dy persona janë të dyshuar për tentim për vrasje të deputetit Zijadin Sela.