Telegrafi

Prokuroria publike kërkon të mos shpekulohet me rastin e vdekjes së Stefani Brzanova-s

Prokurira themelore publike e Shkupit ka apeluar që të mos publikohen shpekulime në lidhje me vdekjen e Stefani Brzanova në lagjen Aerodrom, pasi që kjo prokurori do të njoftoj publikun me të rejat e fundit, pas hetimeve, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Prokuroria pret qe MPB-ja t’ua dorëzoj të gjitha të dhënat e hetimit policor dhe mbledhjes së dëshmive nga të gjithë qytetarët që kanë patur njohuri për këtë rast, me të cilët janë kryer biseda informative.

Sipas prokurorisë, është kryer hetim edhe në taksi-veturën me të cilën ka udhëtuar vajza para se të vetëvritet, dhe dëshmitë do të analizohen nga Zyra për teknikë kriminalistike në MPB, për të vërtetuar shenja ADN-je, ndërkaq nëse ekzistojnë dyshime për kryerje të veprës penale, atëherë do të procedohet më tutje më veprimet hetuese për sqarimin e rastit./Telegrafi/