Prokuroria Publike për ndjekje të krimeve të organizuara dhe korrupsion ka sjellur Urdhëresë për zbatimin e procedurës hetimore kundër një personi zyrtar, bartës i funksionit të lartë në komunën e Strumicës, për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim bazuar në nenin 353 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 1 nga Ligji penal, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘I dyshuari në vitin 2010 në të njëjtë ditë ka autorizuar të njëjtin person zyrtar nga Strumica duke kyçur katër Marrëveshje me vlerë gjithsej prej 1.029.540.00 denarë për asfaltimin e të njëjtë rrugë në vendin e komunës Strumicë, në vend që të zbatojë një procedurë transparente për blerje publike të njoftimit për dhënie të marrëveshjes, gjithashtu ka nënshkruar dhe ka zbatuar katë procedura për mbledhjen e ofertave pa shpallje dhe pavarësisht ndalesës ligjore për dhënie të marrëveshjes për blerje publike të më shumë marrëveshjeve të veçanta me vlerë më të ulët, me çka i ka manipuluar dispozitat nga Ligji për blerje publike në dëm të Buxhetit të komunës’, thuhet ndër të tjera në kumtesën e PP. /Telegrafi/