Prokuroria themelore publike (PTHP) ka ndërmarrë masa hetimore për rastin e vrasjes së dy personave në një këmbimore në Kisella Vodë të Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
PTHP-ja bën të ditur se është dhënë urdhër për obduksion të trupave të të vrarëve si edhe për ekspertizë të materialit dhe dëshmive të mbledhura në vendin e ngjarjes.
Do të shqyrtohen të gjitha dëshmitë e mundshme, përfshi edhe video inçizimin. Identiteti i njërit nga të vrarët dihet, kurse ende nuk është gjetur identiteti i tjetrit.
Përndryshe, vrasja ka ndodhur rreth orës 16:30, pasdite, kur dy të armatosurit janë futur në një këmbimore për ta plaçkitur. Pronari është konfrontuar fizikisht me ta, e më pas edhe i ka vrarë./Telegrafi/