Telegrafi

Prokuroria Publike: Hetim të zgjeruar kundër një personi për pjesëmarrje në formacione paraushtarake të ISIS

Prokuroria Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsion në kuadër të një procedure hetimore kundër shtatë personave të dyshuar për pjesëmarrje aktive në luftërat në Siri Dhe Irak, ka zgjeruar hetimin për pjesëmarrje në njësitë paraushtarake të ISIS-it, njofton Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë.

“Prokurori kompetent në periudhën e kaluar dëgjoi të dyshuarit dhe më pastaj vlerësoj se ekziston dyshimi bazë se i dyshuari ka kryer veprën penale ‘Pjesëmarrja në ushtrinë, policinë, formacionet paraushtarake dhe parapolicore e huaj’ parashikuar sipas nenit 322 të Kodit Penal, dhe për këtë shkak zgjeroi hetimin dhe dha urdhër për zbatimin e procedurë hetimore për këtë vepër penale”, thonë nga nga Prokuroria Publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, me qëllim të bëhet pjesëtar në formacionet paraushtarake të ISIS-it, i dyshuari, në periudhë të pakonfirmuar nga 2014 deri në vitin 2016, ka lëshuar territorin e Republikës së Maqedonisë dhe ka shkuar në Siri ku është trajnuar dhe ka marrë pjesë në formacionet paraushtarake të ISIS-it, ku si luftëtar është kapur nga Forcat Demokratike Siriane dhe është burgosur në burgun ushtarak./Telegrafi/