Site icon Telegrafi

Prokuroria Publike hapi lëndë të re për MRP vaksinat

Prokuroria Publike ka hapur lëndë në lidhje me parregullsitë eventuale gjatë importimit, distribuimit dhe përdorimit të MRP vaksinave, në periudhën nga fundi i vitit 2018 dhe fillimit të 2019-tës.

Prokuroria do të kontrolloj nëse ka pasur parregullsi gjatë importimit të vaksinave, afatin e përdorimit të tyre si dhe pasojat eventuale të dëmshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Për këtë qëllim prokurori publik kompetent tashmë dha urdhër deri te Byroja për Siguri Publike pranë MPB-së ku kërkohet të bëhet kontroll te personi juridik ‘Makedonia Lek’, si importues dhe distributor i vaksinës MRP. Nga firma importuese duhet të sigurohet dokumentimi i plotë lidhur me importimin e vaksinave dhe etiketim e tyre. Kontroll do të kryhet edhe në Agjencinë e barnave dhe ndihmesave mjekësore ‘MALMED’ për kontrollet e kryera të vaksinave të importuara dhe konstatimi i parregullsive eventuale. Sipas urdhrit të dhënë nga Prokurori Publik, Ministria e Punëve të Jashtme do të kontrolloj për rastin edhe në ministrinë e Shëndetësisë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike./Telegrafi/

Exit mobile version