Ka indikacione që tregojnë se përgjimet e telefonave e bërë përmes telefonave fikse në objektin Prokurorinë Publike, është bërë që nga blerja e pajisjeve, gjegjësisht që nga viti 2013, deklarojnë sot nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga Prokuroria Publike theksojnë se të gjitha aspektet kontrollohen me seriozitet dhe maturi të jashtëzakonshme, duke pasur parasysh interesin e madh të opinionit për këtë rast.
“Procedura para hetimore u hap menjëherë pas konstatimeve se bisedime telefonike të bëra nëpër nëpërmjet telefonave fikse në ndërtesën e Prokurorisë Publike kanë qenë të regjistruara. Ndonëse janë gjetur të dhëna e telefonave të përgjuara të cilat datojnë që nga viti 30.09.2016, ka tregues që sugjerojnë se përgjimi ka ndodhur që nga blerja dhe instalimi e pajisjeve, gjegjësish viti 2013. Në këtë drejtim, gjithashtu kontrollohet nëse bisedat e regjistruara janë fshirë ose transferuar në një pajisje tjetër”, thuhet në deklaratën e Prokurorisë Publike.
Të dhënat e para nga procedura paraprake tregojnë se regjistrimi është kryer në dy hard disqe nga qendra telefonike në objektin e ri ku janë vendosur hapësirat e Prokurorisë Publike Shkup, Prokuroria e Lartë Publike Shkup dhe Prokurorinë Publike e Republikës së Maqedonisë. Në kuadër të procedurës, kontrollohet edhe dokumentacioni i tenderit për blerjen e pajisjeve dhe autorizimet për përdorimin e tyre./Telegrafi/