Site icon Telegrafi

Prokuroria propozon 5000 euro gjobë për tre persona nga Hasanbegu

Prokurori Publik nga PTHP – Shkup parashtroi propozim për caktimin e gjobës kundër tre persona për veprën penale ‘mosveprim sipas udhëzimeve shëndetësore gjatë kohës së epidemisë’.

“Të akuzuarit më 13 prill rreth orës 22:00, në Hasanbeg të Shkupit janë kapur jashtë shtëpive të tyre, pa pasur leje për lëvizje, me çka kanë shkelur Vendimin për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes në territorin e Maqedonisë së Veriut”, shprehen nga Prokuroria, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit, Prokuroria ka propozuar që t’ju caktohen 100 dënime ditore ndërsa vlera e dënimeve të jetë 50 euro në kundërvlerë të denarit.

“Me urdhër të prokurorit publik, MPB vepron në identifikimin e personave të tjerë të cilët më 13 prill në shenjë proteste dolën në rrugët e Hasanbegut dhe shkelën orën policore. Pasi dokumentimit rastit nga MPB ministria do të parashtrojë kallëzim penale në Prokurorinë e Shkupit”, shprehen nga PTHP./Telegrafi/

Exit mobile version