Telegrafi

Prokuroria pozitivisht është përgjigjur në 12 kërkesat për amnisti

Prokuroria për krim të organizuar dha mendim pozitiv për 12 kërkesat për amnisti në lidhje me ngjarjet e 27 prillit. Deri në Prokuroria kanë arritur gjithsej 29 kërkesa për amnisti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mendimi vetëm se është dërguar deri tek Gjykata Penale, e cila do të marrë vendimin përfundimtar.

Në Prokurorinë Themelore Publike-Shkup, janë pranuar 37 kërkesa për amnisti, nga persona të cilët janë gjykuar më për ngjarjet e 27 prillit.

Kërkesat e paraqitura u dërguan tek prokurorët kompetentë të cilët procedojnë me lëndët. Pas shqyrtimit të tyre, do të dërgohet mendim këshillues deri tek gjykata.

Kryetrari i Gjykatës, Ivan Xholev tha për “Telma” se vendimet e para për kërkesat e amnistisë mund të merreshin sonte, për ata të akuzuarit që kanë kërkuar amnisti./Telegrafi/