Site icon Telegrafi

Prokuroria po kërkon heqjen e imunitetit të Kurz

Sebastian Kurz sapo ka bërë betimin si deputet dhe Zyra e Prokurorit për Krimin Ekonomik dhe Korrupsionin tashmë po i kërkon Parlamentit heqjen e imunitetit parlamentar.

Prokuroria dërgoi një kërkesë për heqjen e imunitetit parlamentar në mënyrë që hetimi kundër ish -kancelarit austriak të vazhdojë për shkak të akuzave që lidhen me përvetësim dhe ryshfet.

Klubi parlamentar i OVP, shefi i të cilit tani është Kurz, tha se ata jo vetëm që do ta mbështesin atë kërkesë, por se ishin të lumtur që u dërgua kaq herët.

“Kjo do të mundësojë që të gjitha akuzat kundër Kurz të hiqen shpejt”, thotë klubi parlamentar.

Miratimi për vazhdimin e hetimit me siguri do të jepet në një nga seancat plenare të radhës të parlamentit, pasi Kurz nuk ishte deputet në atë kohë kur u akuzua për vepra penale dhe ato vepra nuk lidhen me aktivitetet parlamentare. /Telegrafi/

Exit mobile version