Site icon Telegrafi

Prokuroria po heton se kush ka publikuar inçizimet për rastin “Haraçi”

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion ka formuar lëndë dhe po kryen hetim për konfirmimin e personave të cilët publikuan inçizimet audio që kanë të bëjnë me rastin “Haraçi”.

Nga atje thonë se nëpërmes procedurës do të konfirmohet nëse në bisedat ka elemente të veprës penale.

“Për momentin po shqyrtohen të gjitha rrethanat në lidhje me identifikimin e personave që kanë publikuar inçizimet. Me procedurën duhet të konfirmohet nëse në bisedat dhe në publikimin e tyre ka elemente të veprës penale, kush ka inçizuar, si dhe identiteti i personave në biseda”, thonë nga Prokuroria.

Tani për tani askush nuk është thirrur për tu marrë në pyetje thonë nga Prokuroria./Telegrafi/

Exit mobile version