Site icon Telegrafi

Prokuroria po heton gjashtë zyrtarë të Skenderajt për keqpërdorim, i kishte denoncuar tash bashkëpartiakja (Video)

Ish-aktivistja e “Vetëvendosjes” dhe tani anëtare e PDK-së në Skenderaj, Ajnishahe Halimi, thotë se do të vazhdojë të kërkojë ndjekjen penale të zyrtarëve të Komunës së Skenderajt, e cila qeveriset nga Sami Lushtaku.

Lëndët, për të cilat ajo një vit më parë e kishte informuar Prokurorinë Speciale me dyshimet për keqpërdorimet lidhur me disa prona, të cilat ishin dhënë përmes ankandit publik, tashmë janë duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Këtë e ka konfirmuar Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Shyqri Syla, që sipas tij, janë duke u hetuar 6 persona, shumica prej tyre zyrtarë të Komunës së Skenderajt për veprat penale Keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Ajnishahe Halimi, e cila tashmë është anëtare e PDK-së, ka thënë se kjo nuk do t’i pengojë asaj që t’i luftojë dukuritë negative.

E, nga ana tjetër, hetimet e Prokurorisë nuk kanë bërë që të ndalojnë punimet në pronat, të cilat janë subjekt i hetimeve, përcjell koha.net. Zyrtarët e Komunës së Skenderajt thonë se nuk kanë ndonjë vendim nga ana e Prokurorisë për ndalim të punimeve.

Exit mobile version