Telegrafi

Prokuroria përsërit urdhër-ndalimet për gardistët

Gjithashtu janë sekuestruar armët e Gardës me të cilat është qëlluar më 21 janar për të bërë ballafaqimin e tyre me gëzhojat e gjetura në vendngjarje. Në duart e hetuesve gjendet edhe filmimet e realizuara nga Garda e Republikës, por dhe materialet filmike të realizuara nga TV NEWS24, ku fokusohen momentet e vrasjes së Ziver Veizit para kryeministrisë.

Hetuesit kanë sekuestruar edhe planin e masave të Gardës. E përditshmja Gazeta Shqiptare raportoi të enjten se prokuroria ka ripërsëritur urdhër ndalimet ndaj 6 zyrtarëve të lartë të gardës, të cilat Policia e Shtetit refuzoi t’i ekzekutonte në ditët e mëparshme. /Telegrafi/