Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit ka përfunduar hetimet për vrasjen e tre anëtarëve të familjes – burrin, gruan dhe vajzën e tyre 14-vjeçare dhe ka urdhëruar që trupat të dorëzohen për autopsi.
Siç njoftojnë nga Prokuroria, është dhënë urdhër edhe për hetime për gjitha gjurmët dhe dëshmitë materiale që janë gjetur në vendin e ngjarjes në shtëpinë familjare në Dibër, ku është kryer vrasja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Janë marrë dëshmi materiale dhe është kryer kontroll në shtëpitë e disa personave me të cilat viktimat ditëve të fundit kanë kontaktuar më shpesh, por akoma nuk ka të dyshuar për kryerjen e vrasjeve”, thonë nga Prokuroria.
Ata shtojnë se më tej do të dëgjohen të gjithë dëshmitarët të cilët i kanë njohur viktimat dhe të cilët mund të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes./Telegrafi/