Site icon Telegrafi

Prokuroria për vdekjen e Rexhail Qerimit: Nuk ka shenja dhune

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria Publike është prononcuar në lidhje me vdekjen e Rexhail Qerimit, të dënuarit në rastin “Alfa”.

Në një deklaratë për TV21, nga Prokuroria theksojnë se është konstatuar se personi në fjalë ka pasur histori të sëmundjeve, ndërkaq theksojnë se në trupin e të ndjerit nuk janë hasur shenja dhune.

“Për rastin është njoftuar prokurori publik kujdestar i cili ka dhënë udhëzime për marrjen e dokumentacionit mjekësor të personit tashmë të ndjerë. Është konstatuar se personi ka pasur histori paraprake të sëmundjes, ndërsa mjekët nga Ndihma e Shpejtë të cilët kanë qenë të thirrur kanë konstatuar se tek personi nuk janë haur shenja të dhunës ose gjurmë të cilët do të kishin çuar drejt dyshimit se vdekja ka ndodhur si pasojë e ndonjë vepre penale”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Publike.

Ndryshe, Rexhail Qerimi ka qenë i dënuar me burg të përjetshëm në rastin “Alfa”, ndërsa vdekja e tij sot është konfirmuar në orët e para të mëngjesit.

 

 

Exit mobile version