Prokuroria Themelore për TV24 ka konfirmuar se kanë dhënë mendim pozitiv për kërkesën e ish-shefit të DSK-së Sasho Mijallkov, të mbrohet në liri me garancë prej 10.8 milionë euro.
Prokuroria këtë propozim do ta adresojë tek Gjykata Penale, e cila duhet ta thotë fjalën e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga burgu hetues “Shkupi” thonë se tek ata akoma nuk është dorëzuar kërkesë për lëshimin nga burgu Sasho Mijallkovin, i cili ndodhet në paraburgim.
Ndryshe, Mijallkov është në burg prej 23 shkurtit, kur pas disa ditëve “zhdukjes misterioz” u paraqit para Prokurorisë për ta marrë vendimin për të shkuar në burg./Telegrafi/