Site icon Telegrafi

Prokuroria nuk zbulon nëse e ka video-incizimin e “La Verita”

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Nga Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion nuk precizojnë nëse videon që sot u publikua në gazetën italiane ‘La Verita’ e kanë si material dëshmues.

“Të gjitha dëshmitë që Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion i posedon në lëndë do t’i prezantojë para gjykatës në procedurë gjyqësore. Lënda është në fazën e hetimit ku vazhdimisht po punohet në sigurimin e gjithë dëshmive”, thanë për AIM nga Prokuroria, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Mediumet italiane publikojnë pamjet kur “Boki 13” i merr paratë nga Orce Kamçev

Gazeta italiane “La verita’ sot online publikoi videon nga takimi i të dyshuarve në rastin ‘Haraçi’ Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski me biznesmenin Jordan Kamçev.

Në videon që është incizuar në shkurt të këtij vitin, siç thotë gazeta, Boki 13 dhe Zoran Milevski në shtëpinë e Jordan Kamçev, dhe gjithashtu dëgjohet edhe biseda e Jovanovskit dhe Kamçevit ku përmendet edhe Katica Janeva./Telegrafi/

Exit mobile version