Telegrafi

Prokuroria nuk komenton nëse trupi i Sopës kishte plagë nga thika

Rasti fillimisht u cilësua si vetëvrasje e dyshimtë. Megjithatë KTV-ja merr vesh se raportet e hetuesisë dhe autopsia thonë se ai ishte sulmuar fizikisht para se të binte nga banesa e tij.

Ndërkohë që besohet se policia ka gjetur një thikë dhe se ka persona të dyshimtë.

Gazeta “Koha Ditore” ka kontaktuar me prokuroren e këtij rasti nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, Besa Krajku, e cila nuk ka dashur të komentojë nëse trupi i të ndjerit Sopa ka qenë apo nuk ka qenë me plagë.

“Çështja është nën hetime. Jemi duke u munduar të zbulojmë se çka ka ndodhur dhe pse ka ndodhur. Nuk mund t’ju konfirmojë unë asgjë, ne jemi në vend të ngjarjes”, ka thënë Krajku. /Telegrafi/