Site icon Telegrafi

Prokuroria nuk ka njohuri për shkaqet e përplasjes me armë në Reçicë të Vogël

Prokuroria Themelore Publike (PTHP) ka deklaruar se shkaqet për vrasjen e mbrëmshme në Reçicë të Vogël, ku një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, janë ende të panjohura.

Sipas tyre, një prokuror publik nga Gjykata Themelore e Tetovës ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes, së bashku me një ekip të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Janë mbledhur faktet dhe shenjat në vendin e ngjarjes, kurse është urdhëruar edhe ADN testi për obduksion të të vrarit, përfshi marrjen e shenjave të substancave shpërthyese.

Dy persona pjesëmarrës në ngjarje janë arrestuar./Telegrafi/

Exit mobile version