Site icon Telegrafi

Prokuroria nuk heq dorë nga kërkesa për paraburgim për Zoran Teofilovski

Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion nuk heq dorë nga kërkesa për paraburgim për anëtarin e Këshillit Gjyqësor, Zoran Teofilovski, pas një aksioni të vitit të kaluar për privatizim ilegal të pronës shtetërore në Tetovë me prova të rreme, “njofton Deutsche Welle”.

Një ditë pas shpalljes për arrest, Teofilovski u thirr në imunitet gjyqësor. Këshilli gjyqësorë vendosi të revokojë imunitetin e tij, por në të njëjtën kohë të mos lejojë paraburgimin e anëtarit të saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

PTHP për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit do të kërkojë që gjyqtari i procedurës paraprake të vendosë masën e paraburgimit, pasi konsideron se Këshilli Gjyqësor shkoi përtej kufijve të Kushtetutës dhe ligjit. Sipas prokurorisë, imunitetin e gëzojnë gjyqtarët, por jo edhe anëtarët e Këshillit Gjyqësor.

Lexo po ashtu I merret imuniteti Teofilovskit, por refuzohet kërkesa për paraburgimin e tij

Teofilovski dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, në fund të gushtit 2011, si kryetar i Shoqatës Sportive Ljuboten Tetovë, me qëllim të regjistrimit të paligjshëm të të drejtave të pronësisë, duke paraqitur prova false filloi procedurat e legalizimit./Telegrafi/

Lexo po ashtu Tetovë, kërkohet një anëtar i Këshillit Gjyqësor i dyshuar për legalizim të paligjshëm
Exit mobile version