Site icon Telegrafi

Prokuroria: Një person nga Senakosi i Gostivarit ka përdhunuar motrën e tij

Nga Prokuroria Themelore e Gostivarit njoftojnë se ka nisur procedurë hetimore kundër 18 vjeçari nga fshati Senakos të Komunës së Vrapçishtit i cili akuzohet se ka kryer veprën penal incest.

“Më 15 korrik, i akuzuari ka përdhunuar gjysmë-motrën e tij e lindur në vitin 2009. Edhe pse viktima gjatë gjithë kohës ka qarë dhe bërtitur, ai përdhunuar atë duke përdorur forcë fizike”, thonë nga Prokuroria.

Ata shtojnë se pas përdhunimit ai e ka kërcënuar viktimën se nëse u thotë prindërve do të përsërisë veprimin.

Prokurori publik në Gjykatën Penale në Gostivar propozoi vazhdimin e masës së paraburgimit për personin e akuzuar./Telegrafi/

Exit mobile version