Prokurori Publik nga PTHP Shkup dha urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër 33 vjeçarit nga Shkupi i dyshuar për veprat penale për drogë.
Nga PTHP njoftojnë se ekzistojnë dyshime të bazuara se personi se personi në banesën ku jeton ai dhe në banesën ku ka jetuar gjyshi i tij i ndjerë, në Shkup ka përpunuar dhe është kujdesur në shitjen e drogës.
“Gjatë kontrollit të shtëpia e të dyshuarit janë gjetur 71 rrënjë kanabisi, paketime me marihuanë, degë në proces të tharjes, shishe dhe fara marihuane. Në laboratorin e dytë ilegal në banesë janë gjetur 81 rrënjë kanabis sativa”, thonë nga PTHP.
Prokurori deri te gjykatësi në procedurë paraprake në Gjykatën Penale të Shkupit propozoi masën e paraburgimit për personin për shkak se ka mundësi për arrati./Telegrafi/