Sipas hetuesve, janë ngrirë rreth një milionë euro llogari bankare të Evsen në bankat në Shqipëri, me qellim mos tjetërsimin e tyre. Ndaj kompanisë “Albania Airlines” nuk është bërë asnjë veprim hetimor sepse aktualisht prokuroria shqiptare në bashkëpunim me prokurorinë turke dhe prokurorinë spanjolle janë në fazën e hetimeve për të zbardhur skemën e pastrimit të parave.
Ali Evsen u arrestua në Madrit së bashku me një shtetas egjiptian, djali i një prej njerëzve të afërt të ish-presidentit Hosni Mubarak, raportoi TCH./Telegrafi/