Telegrafi

Prokuroria nis hetime ndaj 22-vjeçarit nga Shkupi i cili vodhi 96 mijë denarë nga kasafortat e kishave

Prokuroria Publike Themelore e Shkupit ka nisur hetim kundër një shkupjani të moshës 22-vjeç, pasi dyshohet se ka kryer pesë vepra penale që kanë të bëjnë me vjedhje të parave në pesë kisha të Shkupit.

“I dyshuari gjatë periudhës 19.06.2023 deri më 16.07.2013 ka kryer disa vjedhje në objekte fetare – kisha, duke marrë para nga kasafortat kishtare. Me forcë ka hapur kasafortat e kishave “Shën Stefani”, “Shën Apostoll Petari dhe Pavlle”, “Lindja e Shën Jovan Kërstitellit”, “Shën Jovan Kërsistell” dhe “Shën Arhangell Mihaill” në Shkup, dhe i dyshuari ka marrë gjithsej 96 mijë denarë (1.561 euro) me qëllim që t’i përvetësojë kundërligjshëm”.

“Prokurori publik deri te gjykatësi ka kërkuar që t’i shqiptohet masa e paraburgimit, sepse ekzistojnë dyshimet për arratisje”, thuhet në njoftimin e PPTH Shkup.